Nëse vendosim bashkëpunim më të mirë mes vendeve të rajonit, do të bashkëpunojmë më mirë edhe me BE-në. BE është formuar në baza ekonomike, ndërsa themelues të saj kanë qenë shtete që më parë kanë luftuar mes veti. Duke mësuar nga ky shembull, kur historia është vendosur në prapavijë për shkak të interesave të përbashkëta të vendit dhe qytetarët e saj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në të ardhmen dhe të punojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të vet, ka porositur zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në Budvë ku merr pjesë në konferencën “Ballkani dhe BE- cikli i pestë i procesit të Berlinit”.
Në panelin, zëvendëskryeministri Angjushev duke folur për situatën aktuale në Maqedoni ka thënë se shteti punon në krijimin e politikave të mira fqinjësore dhe tejkalimin e gjitha çështjeve të hapura me shtetet fqinje.
“Në Maqedoni ka filluar procedura e ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Prespës. Jemi të lumtur që një pjesë e deputetëve të opozitës e njohën shansin historik të vendit me çka u sigurua shumicë për fillimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Pason debati për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa presim në janar ta rrumbullakojmë tërë procesin, me një shumicë më të madhe dhe fuqishëm të hapërojmë drejt BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Angjushev.
Sipas tij, “procesi i Berlinit”, iniciuar nga disa vende- anëtare të BE-së është me interes nga aspekti ekonomik dhe politik dhe përmes kësaj iniciative vendet e rajonit janë nxitur më shumë të bisedojnë mes vete që është me rëndësi veçma për ekonominë.
“BE por edhe biznesmenët tanë dhe qytetarët, duan të shohin përkushtim nga ana jonë në drejtim të ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, të sigurojmë stabilitet dhe siguri të vendit tonë. Përmes platformës për investime për Ballkanin Perëndimor, sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore, me grante prej 20 për qind nga vlera e projektit, me çka rritet efektiviteti i këtyre projekteve dhe sigurohet lidhshmëri më e mirë”, ka thënë Angjushev.
Në panelin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili ka vlerësuar se për stabilitetin e rajonit është me rëndësi të përfundojnë proceset e filluara mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim rajoni të mund më shumë të fokusohet në bashkëpunimin ekonomik.
Konferenca është hapur nga ana e presidentit malazez Millo Gjukanoviq dhe kancelari austriak Sebastian Kurc. Ky i fundit në fjalimin e tij theksoi se sot kemi rajon që me hapa të guximshëm hapëron para në proceset reformuese dhe bëhet faktor kredibil për të gjithë BE-në.
“E uroj Maqedoninë për vendimin historik që të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka dërgoi sinjal të inkurajimit jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin”, tha kancelari austriak Kurc në hapjen solemne.