Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se autoritetet me kohë kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Ai thotë se ditëve të fundit ka parë një zjarr të ngjashëm në SHBA, por që atje është intervenuar më ngadalë se te ne.
“Zjarr të ngjashëm para disa ditëve pashë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ata ishin më të ngadalshëm se ne. Intervenimi ynë lirisht mund të them se ishte më i shpejtë nga ajo që mund të ndodhte”, tha mes tjerash Angellov.