Deri më tani rreth 400 kandidatë janë paraqitur në thirrjen publike për masën qeveritare për angazhim të qytetarëve për parandalim të zjarreve. Kemi vendosur që afatin ta zhvendosim edhe për pesë ditë, gjegjësisht edhe pesë ditë qytetarët kanë mundësi të paraqiten për këtë masë, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp drejtuesi i Shtabit kryesor për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.
“Ka përfunduar dje thirrja publike për regjistrimin e personave për masën qeveritare për parandalimin ose shuarjen e zjarreve. Interesi ishte vërtet i madh, por doli në pah një faktor kufizues, kryesisht në faktin se një nga kërkesat themelore është që personat që aplikojnë duhet të jenë të regjistruar si kërkues aktivë pune. Fatkeqësisht, kemi marrë aplikime nga disa persona, përfshirë edhe mua personalisht, por edhe nga institucionet tona, njerëz që nuk janë të regjistruar në Agjencinë e punësimit si kërkues aktivë pune ose që punojnë diku tjetër, por janë të interesuar të marrin pjesë në këtë masë. Për këto arsye, këta njerëz nuk mund t’i bashkohen kësaj mase”, shpjegoi Angellov.
Ai sqaroi se ata persona që nuk janë kërkues aktivë në punë kanë kohë dhe mund të paraqiten në APRMV dhe pastaj të shkijnë në Qendrën më të afërt për punësim dhe të parashtrojnë aplikacion adekuat. Me këtë rast duhet të marrin me vete edhe një vërtetim mjekësor të lëshuar nga mjeku amë, në të cilën theksohet se nuk kanë sëmundje serioze, që do t’i pengonte në kryerjen e detyrave të punës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëvem Angellov tha se qëllimi i Qeverisë është që përmes kësaj mase të tërhiqen para se gjithash të rinj të shëndetshëm, të cilët janë të interesuar të merren me fikjen e zjarreve si profesion i tyre në të ardhmen.
Nga më të mirët, sidomos nga rajoni i Shkupit, siç tha, do t’i përzgjedhim personat që do të bëhen pjesë e njësitit të ri special për mbrojtje dhe shtpëtim, i cili tashmë është në fazën e formimit.