08 March
Këshilli Gjyqësor nuk i din arsyet pse u.d kryetarja e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova dha dorëheqje të parevokueshme. Këshilli do të kërkojë mënyrën për zgjedhjen e mungesës së kryetares së Gjykatës Themelore Shkup. Zëvendësja e Mihajlovës, gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska nuk mund ta zëvendësoj sipas ligjit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski nuk saktësoi nëse dorëheqja e Mihajlovës është për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme për të pezulluar orarin të cilin e ka bërë ajo, me të cilin degradoi kolegë gjykatës dhe i vendosi në pozicione më të ulëta.
Pra, nuk mund të spekuloj. Si një mundësi e konsideroj edhe këtë, pra janë të mundshme më shumë arsye, meqë nuk ka arsyetim dhe nuk ka obligim të jap arsyetim për shkaqet. Kjo është sa i përket spekulimeve, ndoshta po, ndoshta jo – deklaroi Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Alsat-M mëson jo-zyrtarisht se procesi i zgjedhjes së kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj Penale është bllokuar nga anëtarët shqiptarë në këtë Këshill. Ata nuk pajtohen me mënyrë me të cilën është zhvilluar procesi për zgjedhjen e kryetarëve të këtyre dy gjykatave. Prandaj, Këshilli ka anuluar zgjedhjen meqë pa mbështetjen e tyre dhe shumicën prej dy të tretave, asnjëri nga kandidatët nuk mund të jetë i zgjedhur. Kërkojnë që të pezullohet shpallja të cilën e kanë përcjellë një varg kundërthëniesh dhe favorizonte gjykatës të caktuar si dhe kërkojnë të rifillojë një procedurë transparente. Karaxhovski sot pranoi sot indirekt se procesi për zgjedhjen e kryetarëve nuk varet vetëm nga ai dhe se rolin kryesor e kanë anëtarët e Këshillit nga pakicat.
Vendimi për zgjedhjen ose mos- zgjedhjen e një gjykatësi ose kryetari nuk varet vetëm nga një njeri, do të thotë këtu kemi një pjesë të gjykatave, konkretisht gjykatat e Shkupit, votim dhe shumicë të dyfishtë, votim me dy të tretat ose votim plotësues të anëtarëve që nuk janë shumicë. Për shkak të gjitha këtyre arsyeve, do të vendosim se çfarë është më adekuate – tha Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Gjykata Penale dhe Supreme janë me u.d kryetarë më shumë se tre muaj. Zgjedhjen për kryetarë të ri e karakterizuan një varg parregullsish gjatë vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për kryetarë të këtyre dy gjykatave. Një pjesë e gjykatësve të cilët janë në garë për kolltukë të kryetarëve akuzuan drejtpërdrejtë Këshillin gjyqësor se me vlerësimin e jashtëzakonshëm favorizon gjykatësin kontrovers Vladimir Pançevski i cili është në garë për mandatin e dytë në Penalen dhe Snezhana Bajlozova për kryetare të Supremes.
Bojan Stojanovski