Maqedonia ndonëse ka bërë goxha punë sa i përket harmonizimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, prapë se prapë problem përbën zbatimi i ligjeve në praktikë. Sipas drejtorit të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë ndërkombëtare Abdulkadër Memedi zhbllokimi i procesit integrues të vendit varet edhe nga zbatimi i reformave urgjente prioritare.
Që të ndodhë një gjë e tillë së pari duhet kryer detyrat e shtëpisë. Ato janë të qarta, raporti i Pribesë, proceset reformuese të brendshme janë detyra e vetme e institucioneve. Nuk do të doja që Maqedonia të jetë e ftuar në NATO sepse po digjet – deklaroi Abdulkadër Memedi – drejtori Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë ndërkombëtare.
Në debatin e emisionit 360 gradë mbi çështjen se sa janë reale shanset për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, ish zv/kryeministri Fatmir Besimi thotë se bëhet fjalë për një proces që kërkon shumë kohë megjithatë ekziston mënyrë.
Ish përfaqësuesi special për BE-në Dejan Gjorshovski thekson se BE-ja deri më tani ka pasur një retorikë ndryshe ndaj Maqedonisë dhe siç thotë ka toleruar stabilitet dhe autokraci të pjesshme por tani në këtë segment ndodhë një ndryshim.
Deri më tani BE-ja kishte një retorikë më ndryshe, përkatësisht toleronte në Maqedoni një stabilitet dhe autokraci të pjesshme tani shikojmë një përmbysje në retorikë. Kjo retorikë e re e komisarit Han dhe Mogerinit para se gjithash është për shkak të ndryshimit të gjendjes gjeopolitike në rajon, por edhe për shkak të gjendjes jostabile politike në më shumë vende të Ballkanit perëndimor jo vetëm në Maqedoni por tendenca të ngjashme shohim edhe në Shqipëri, Serbi, Kroaci dhe kështu me radhë – deklaroi Dejan Gjorshovski – ish përfaqësues special për BE-në.

