Anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reforma brenda partisë. Iniciativën e ka nisur Aleksandar Mihajllovski ndërsa do të quhet ”Shtabi Republikan për demokratizimin e VMRO-DPMNE-së”.
Ata thonë se garnitura e deritanishme ka dështuar pas rënies nga pushteti dhe mos arritjes së formimit të qeverisë së re, edhe pse kishin fituar 51 deputetë.
Aleksandar Mihajllovski në konferencën për media tha se duhet të bëhen ndryshime në statut, për të cilat angazhohen, ndërsa në zgjedhjet brendapartiake garantojnë barazi dhe mosdiskriminim brendapartiak. Sipas tij, qëllimi i tyre është vlerësimi i punës së aktivistëve me përvojë, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e VMRO-DPMNE-së.

