U bënë dy vite që Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por në ushtrinë e saj vazhdon të përdoret kallashnikovi rus, i prodhuar në Serbi.
“Me profesionalizmin dhe gatishmërinë tuaj në kryerjen e detyrave në misionet ndërkombëtare morët të gjitha vlerësimet nga komandantët e armatave të vendeve aleate dhe treguat se Armata e Maqedonisë së Veriut jo rastësisht është armatë e NATO-s. Dhe ju e vërtetoni atë çdo ditë. Ju, pjesëtarët e Brigadës së Parë të Këmbësorisë më mirë do t’i prezantoni aftësitë dhe gatishmërinë tuaj luftarake nga nesër kur do të fillojë stërvitja “Blesok 22”.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
“Në vitet e kaluara vazhdimisht kemi punuar në përmirësimin e aftësive dhe shkathtësive të ekipeve tona në fushën e operacioneve dhe të gatishmërisë luftarake. Kjo vazhdimësi vjen si pasojë e rritjes së përqindjes së mjeteve të ndara nga bruto-prodhimi vendor që janë investuar për modernizimin dhe pajisjen e Armatës në përputhje me planin afatgjatë për zhvillim dhe modernizim. Si rezultat i atij procesi, statusi ynë i gatishmërisë është rritur dhe përmirësuar dukshëm”, theksoi Besnik Emini, komandant brigade – komandant i Komandës për Operacione.
Ministrja Petrovska theksoi se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa seriozë për modernizimin e pajisjeve dhe se sipas rritjes së buxhetit të mbrojtjes, i cili këtë vit është 1.77% e PBB-së, ku mbi 30% do të ndahen për modernizim.