Anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së për NOVA ka deklaruar se “nuk ka pasur asnjë shërbim të huaj, por na ka përgjuar Mijallkovi”.
Në seancën e djeshme të KQ të VMRO-DPMNE-së, momenti më dramatik, sipas burimeve të NOVA-s ka qenë nisma për propozimin “PËR” të përjashtojë nga partia Sasho Mijallkovin. Iniciativën ë ka ngritur nënkryetari i partisë Aleksandër Nikollovski i cili ka dalë me qëndrim se partia patjetër të pastrojë me “materialistët” që të kthehet në idealet e partisë dhe me këtë të mundësojë veprimin e “idealistëve”, ka thënë anëtari i KQ të VMRO-DPMNE-së i cili ka kërkuar anonimitet, transmeton MEDIAL.
Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski gjatë konferencës për media tha se “për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin Zaev dhe organizimit të një grupi për presion dhe blerje të deputetëve, Komiteti qendror i partisë ka shkarkuar Mitko Jançevin në një votim të fshehtë dhe unanim”.
“Është shkarkuar edhe Kostantin Bogdanov, ndërsa i kemi ngarkuar komitetet komunale që të ndjekin procedurë disiplinore dhe t’i përjashtojnë nga anëtarësia Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Todorovin për shkak të arsyeve të njëjta”, ka thënë ai.