Qeveria në seancën e sotme do ta shqyrtojë informacionin për nevojën
nga nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës së re Demir Kapi-Smokvicë, si pjesë e Korridorit Panevropian 10, si dhe ankesin ndaj Marrëveshjes për mbikëqyrje të punëve në këtë autostradë, informoi shërbimi qeveritar për media.
Kabineti qeveritar duhet të debatojë për informacionet për statusin me thirrjen e katërt publike për financimin e projekteve në kuadër të dy instrumenteve të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe për Strategjinë nacionale për pronësi industriale 2016-2018 me planin e akcizës për zbatim. Është paralajmëruar se do të shqyrtohet dhe do të sillen konkludime adekuate edhe për informacionin për shkallën e implementimit të masave reformuese në sferën e energjetikës.
Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të debatohet edhe për informacionin për ndryshim të planit të rishqyrtuar operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me Planin operativ për ndryshim të planit të rishqyrtuar operativ.
Në seancën e 31-të të Qeverisë, mes të tjerash, do të shqyrtohen Raporti për punën e Këshillit inspektues dhe Informacioni për punën e shërbimeve inspektuese për tremujorin e dytë për vitin 2017 dhe Raporti për punën e Shoqatës për ndërtim, menaxhim dhe dhënie me qira të sallës për shumë
qëllime “Boris Trajkovski” SHPKNJP Shkup, deri në ditën e emërimit të kryerësit të detyrës drejtuesit Aleksandar Petrovski.
Qeveria duhet ta shqyrtojë edhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, të sjellë në seancë më 21 qershor të vitit 2017, për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 175 nga Ligji për komunikimet elektronike.
Në propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale duhet të shqyrtohet informacioni me propozimkonkludimet, për ridefinim të mënyrës dhe konfirmimit të kritereve për grante të dedikuara për komunat, ndërsa Ministria e Arsimit do të prezantojë propozim-program për ndryshim të programit për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave të mesme për vitin 2017.
Në rend dite të seancës qeveritare është edhe propozim-vendimi për shpalljen e Shtëpisë përkujtimore Lazar Liçenovski në Shkup për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.