Andonovski, në fjalimin e tij, foli për rëndësinë e zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, me këtë rast duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për ndërtimin e një kuadri ligjor, etik dhe teknologjik për përdorimin e sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale në sektorin publik.
“Inteligjenca artificiale është teknologji revolucionare me potencial që t’i transformojë ekonomitë dhe shoqëritë. Por, nuk guxojmë të lejojmë që shpejtësia e saj e zhvillmit ta tejkalojë aftësinë tonë për menaxhim të përgjegjshëm”, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në panel-diskutimin e sotëm me temë “Inteligjenca artificiale -revolucion, apokalips ose zhgënjim i madh?”, në kuadër të Impakt samitit që këtë javë mbahet nbë Bukuresht, Rumani.