Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se deri në fund të vitit do të ofrohen 20 deri në 30 shërbime të reja elektronike, me mundësi që ky numër të rritet. Një pjesë e tyre do të lidhen me Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH).
“FSSH-ja është shumë e rëndësishme për qytetarët, për shembull për pushimet mjekësore, ndryshimin e vendit të punës dhe të tjera,” tha Andonovski.
Ai paralajmëroi edhe 15 shërbime të reja nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, kryesisht për licenca dhe vërtetime për kompani.
Përveç këtyre, priten edhe rreth 30 shërbime të tjera nga një projekt i Bashkimit Evropian që do të nisë këtë pranverë.
Numri i shërbimeve elektronike dhe përdoruesve ka rritur shumë vitet e fundit. Portalit Kombëtar për e-shërbime po i bëhen përmirësime për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë për qytetarët.
Ministri theksoi se qytetarët mund të përdorin shërbime digjitale, por mund të marrin edhe dokumente në letër nëse dëshirojnë.


