Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska në një deklaratë për media ka theksuar se ka rritje të numrit të të sëmurëve nga gripi e cila është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar.
Potencoi se rezultatet e marra nga mbikëqyrja virusale të gripit tregojnë se ka një aktivitet të gjerë gjeografik të gripit, ndërsa përqindja e pozitivitetit është mbi kufirin 10 për qind për pesë javë rresht.
Drejtoresha theksoi se në periudhën prej 5 deri më 9 shkurt të këtij viti, në Maqedoni janë raportuar 2.880 raste në grup të personave me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 5,1 për qind më pak në krahasim me javën paraprake kur numri i rasteve të regjistruara ishte 3.036 në krahasim me atë aktual. Rastet me grip janë më shumë nga Shkupi 692 persona, në Strumicë 333, në Manastir 304, në Sveti Nikollë 158, në Ohër 141, në Radovish 122, në Veles 140, në Kumanovë 109. Ndërsa në qytetet e tjera të vendit numri i të sëmurëve është nën 100.
“Në përputhje me të dhënat në dispozicion, Maqedonia ka intensitet të lartë të virusit të gripit gjatë kësaj periudhe. Më pak se një javë më parë, krahasuar me të njëjtën javë sezonin e kaluar kur numri ishte vetëm 1.875, tani kemi një rritje prej 53.6 për qind. Ndërsa krahasuar me javën e gjashtë në 14 sezonet e fundit kur numri ishte 2.585, rritja gjatë kësaj jave krahasuar me periudhën e mëparshme 14 sezonale është për 11,4 për qind. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të influencës”, tha ajo.
Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1.552 persona janë midis moshës 15 deri në 64 vjeç, 685 te fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç, 317 te fëmijët nga zero deri në 4 vjeç dhe 217 janë të regjistruar në personat mbi 65 vjeç.
Andonovska theksoi se në raport me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me grip këtë sezon, janë infektuar gjithsej 11.614 persona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 10.2 për qind. Ndërsa në raport me 14 sezonet e fundit është regjistruar një rritje prej 11,8 për qind.
“Ne jemi në komunikim me ta dhe po monitorojnë situatën. Ata i marrin raportet rregullisht, si të gjitha institucionet tjera kompetente. Dhe ministri u dha një udhëzim të caktuar institucioneve shëndetësore ku kërkoi nga të gjitha institucionet shëndetësore që të respektojnë masat parandaluese për shkak të shifrave ekzistuese”, tha Adnonova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse deri tek komisioni për sëmundje infektive do të japin ndonjë rekomandim.
Drejtoresha e ISHP-së theksoi se normat për personat që vuajnë nga gripi apo infeksionet akute të frymëmarrjes në rajonin evropian janë rritur gjithashtu mbi nivelet bazë në 29 nga gjithsej 33 vende të zonave.
Apelohet që të respektohen rekomandimet të cilat i referohen parandalimit në lidhje me gripin dhe sëmundjet e ngjashme me gripin dhe nëse konstatohet se dikush është i sëmurë të zbatohen rekomandimet për izolim dhe disa rekomandime të tjera tashmë të njohura përgjithësisht.