22 Nëntor 2018 / 14:59
Ekpertë politikë, opozicionerë dhe disa organizata joqeveritare si dhe analist nga Hungaria dhe regjioni, po kërkojnë për një përgjigje logjike – Pse Orban i mundësoi strehim të denuarit Nikolla Gruevski.
Për politikologun Andrash Rac, ekpert për regjionin e Rusisë dhe Evropës Lindore, është e çuditshme se si nga BE-ja dhe SHBA-ta deri tani nuk ka pasur asnjë reagim të ashpër. Sipas politikologut, ngjarjet për Hungarinë janë të pakëndshme sepse si shtet që për 20 vite synon BE-në, tani po strehon nën kufijtë e vet një njeri i cili është në kundërshtim me idetë e BE-së.
Përse Orban po lejon reagime të tilla, për të cilat ai tashmë e di përgjigjen? Asnjë nga analistët hungarez qëndrimet e të cilëve po përcillen nëpër portalet hungareze, nuk mundi të komentojë në pyetjen e parashtruar.
Disa prej tyre të cilët parapëlqejnë që të jenë anonim, mendojnë se Orban është duke e plotësuar betimin e dhënë para Gruevskit, që në kohën kur kryeministri i atëhershëm e ndaloi valën e migrantëve të cilët ishin drejtuar drejt Hungarisë dhe i njejti doli kundër propagandës dhe finansimit të miliarderit Xhorxh Soros.
Gabon Horn, Ish-sekretar i Partisë Liberale dhe themelues i Institutit hungarez “Republika”, vlerëson se e gjithë situata është turpëruese për Hungarinë dhe sjellja e Orbanit kundrejt Gruevskit janë qendrimet e tyre të njejta ndaj rrjetit Soros.
Atë që më së shumti po e komentojnë bashkëbiseduesit nëpër mediet hungareze është se shumë shpejt do të zbulohet se me kë ka vepruar Orban apo ka qenë në koordinim paraprak me Vladimir Putinin.
Emri i liderit të federatës ruse ka filluar të lakohet, që në momentin kur në medie u paraqit se gjatë arratisjes së Gruveskit ka qenë pjesë edhe një makinë diplomatike e Ambasadës Belloruse.
Analistët të konsultuar nga gazetarët hungarez janë të njëzërit se shërbimet intelegjente ruse kanë qenë të përgatitur operacionin e arratisjes ta zhvillojnë edhe vet, mirpo theksojnë se kjo është bërë qëllimisht që ish-kryeministri Gruevski të qëndrojnë në ndonjërën nga vendet e Evropës, sesa të bartet në Moskë.
Njohësi i mirë i politikave të Krmelinit, Andrash Rac, nuk përjashton mundësinë që Gruevski të luajë njësoj sikur ish-presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç. Që të kritikojë politikat e vendit nga një distancë tjetër. Ai vazhdon më tutje duke shtuar mundësine se Gruevski mundet të emërohet shef i qeverisë së migrimit, që do të përcillte interesat e Kremlinit në regjionin e Ballkanit. Gjithsesi politikologu Rac, nuk mendon se Gruevski mundet të arratiset drejtë Moskës.
“Ai nga Hungaria shumë më lehtë mundet të sqarohet se nuk është kundër BE-së dhe NATO-s, mirpo është kundër kushteve që janë të vendosura nga këto organizata ndërkombëtare, nga Rusia këtë gjë nuk mundet ta deklaron” – përfundon Rac.
Temë interesante parashtroi analisti Vilmos Sabo, i cili nuk e anashkalon mundësinë që qeveria e re e Maqedonisë të ketë patur interes ta largojë Gruevskin nga shteti, dhe se e gjithë procedura për kërkesën e azilit të jetë e koordinuar paraprakisht dhe të paraqesin teatër në popull.
Ai mes tjerash vlerësoi se Fletëarresti ndërkombëtarë është lëshuar me vonesë, dhe se kërkesa për ekstradim nuk është dorëzuar me kohë.
Loading…