“Analitika Tink Tenk”, me mbështetje të Ambasadës së Holandës, sot i prezantoi rezultatet nga projekti hulumtues “Puna drejt ndërtimit të bashkësive të qëndrueshme”, rezultatet e të cilëve çojnë drejt asaj se duhet të vendoset fokus më i madh i çështjeve për kanalet e këqija të komunikimit midis mësimdhënësve, prindërve dhe shkollave, si dhe rolin e predikuesve
fetarë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Samet Shabani, hulumtuesi i politikave të sigurisë, theksoi se me hulumtimin është konkluduar se kanalet e këqija të komunikimit në sektorin arsimor, drejtojnë drejt asaj që shkollat e mesme të jenë bazë e nënshtrimit të ndikimit të grupeve të dhunshme ekstremiste. Ai e theksoi nevojën, që kapacitetet e organizatave joqeveritare të mbesin pjesëmarrës aktivë në strukturimin e rezistencës, duke potencuar se ekziston mungesë e besimit në institucionet publike për ndërtimin e rezistencës së komunitetit dhe mungesës së kontra-narrativit onlajn me kontekst lokal.
Tamara Mijoloviq Spasovam hulumtuese në “Analitika Tink Tenk”, theksoi se projekti hulumtues ka qenë i fokusuar në faktorët specifikë dhe shtytës të ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm në Maqedoni, me qëllim që të shqyrtohen rrënjët e çështjes lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, përmes kontrollimit të dinamikës të zhvillimit të tij dhe manifestimit, me shpresë se do të kontribuohet drejt ndërtimit të komuniteteve më të qëndrueshme. Projekti ishte zbatuar 12 muaj, në dy faza. Pjesa e parë kishte të bëjë në hulumtimin e shkaqeve për shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa pjesa e dytë në zbatimin me propagandën ekstremiste e cila është përhapur onlajn, me shfrytëzimin e metodave të ndryshme.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Promovohet vepra e Sami Frashërit, çmohet lart kontributi i tij
- Gjesti i ashpër me Rozanën: A është mirë me prek në moral një femër, e pafytyrë
- “Burri i drejtoreshës së Ballukut fiton tenderin e majmë!” – Vetting: Zv.ministrat Ceno Klosi dhe Ami Kozeli në krye të Këshillit të OSHEE, si e “eliminuan” konkurrentin! 13 milionë euro vetëm nga AKSHI
- Kuvend i RMV-së: Miratohet nisma për ndotjen dhe efektet e ndotjes
- Propozim-vendimi për ndryshimin e linjave të transportit të udhëtarëve në Shkup nuk kaloi në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit
- Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon
- Ylli tetovar, Arianit Ramadani, sjell projektin e parë me videoklip “T’lutna” (VIDEO)
- Riker për qëndrimin e Mickoskit në Uashington: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-ja në skenën ndërkombëtare