Reformat në organet e drejtësisë nuk kanë filluar ende, hapi i vetëm, është iniciativa për shkarkimin i Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevski, çështje për të cilën do të vendoset të mërkurën në Kuvendin e Maqedonisë. Nga njëra anë kjo tregon se po punohet në drejtimin e kthimit të shtetit të së drejtës, ndërsa nga ana tjetër kemi një pesimizëm të qytetarëve për mos hapjen e rasteve të montuara nga PPS dhe së fundmi faktin që asnjë nga kërkesat për paraburgim të kërkuara nganPPS nuk u pranuan nga ana e gjykatës, shkruan Almakos.
Sipas analistëve gjendja momentale nuk duhet të krijojë pesimizëm, sepse siç thonë, edhe Maqedonia pas njëfarë kohe do të arrijë të rikthejë drejtësinë në atë nivel që do t’i dënojë të gjitha ata që kanë bërë krime aq sa e meritojnë dhe jo për postin që kanë apo kanë pasur.
“ VMRO-ja tentoi me të gjitha mënyrat që ta zhbëjë PPS, dhe për këtë iu deshën të gjitha forcat, gjykatës, prokurorë. Të gjitha këto instrumente i instaloi pushteti i atëhershëm dhe ka kohë që funskiopnojnë në këtë mënyrë. Ardhja në pushtet e LSDM-së nuk do të thotë se me automatizëm të gjithë këto komponent do të vazhdojnë të shpërbëhen, por duhet kohë. Koha është fillimi i ndryshimit të strukturave, nëse fillon me ndryshimin e Zvërlevskit dhe disa gjykatësve, të cilët janë të eksponuar dhe dihen cilët janë. Atëherë do të mund të fillojmë të flasim për drejtësi. Logjika se menjëherë do të avanzohet gjyqësia është e gabuar”- tha analisti Alajdin Demiri.
Demiri më tej shtoi se fakti që është agnazhuar Pribe dhe një ekip ekspertësh për reformat do të thotë se ndryshim do të ketë, por se gjithçka ka nevojë për kohë.
Ndërsa, analisti Albert Musliu thotë se fakti që gjykata refuzoi kërkesat për paraburgim të parashtruara nga PPS është tregues se qeveria duhet të marrë në dorë ma më shpejt “pastrimin” e gjyqësorit nga elementët e dëmshëm, sepse nëse kjo nuk bëhet atëherë ka qenë i kot mundi i deri tanishëm.
“VMRO-DPMNE-ja i ka kthetrat shumë thellë në gjyqësorë, por kjo nuk do të thotë se qeveria e re nuk do mundet ta ktheje gjyqësorin në gjendjen që duhet. Kur ka bërë Prokuroria E Përgjithshme kërkesa për paraburgim edhe për vjedhës të pulave, ato i kanë çuar në paraburgim, ndërsa për krime të rënda të këtij formati, nuk përcakton parabugrim. Andaj këto janë tregues se gjyqësori është i kapur, por kjo gjithashtu tregon se reformat janë mëse të nevojshme dhe duhet të bëhen sa më pare. Maqedonia do të arrijë të ketë drejtësi që do të vendosë pas hekurave edhe liderë të cilëve deri vonë ka pasur edhe nga ata që s’kanë guxuar t’u përmendin emrin”- tha analisti Albert Musliu.
Ndryshe Prokurorja Speciale Publike (PSP) Lençe Ristoska ka deklaruar sot se do të dorëzojnë ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Penale në lidhje me kërkesat e tyre për paraburgim dhe masa kujdesi për të dyshuarit në lëndët për të cilat PSP-ja ka ngritur aktakuzë.
Ajo bëri të ditur se opinioni do të njihet për të gjitha ankesat dhe për arsyet e refuzimit të kërkesave të tyre. Ristoska theksoi se presin që në shtator të fillojnë gjykimet.
Evi Shkopi
Almakos.com