Analistët politik thonë se formimi i Qeverisë së ardhshme do të kalojë nëpër një proces jo dhe aq të lehtë të negociatave mes partive. Ata janë të ndarë për koalicionet që do të qeverisin vendit, por janë të njëzërit se një koalicion VMRO-DPMNE dhe BDI nuk do të nxirrte vendin nga kriza. Sipas Agim Jonuzit, zgjidhja më e mirë dhe më e kapshme është një “Qeveri e Shpëtimit” me një koalicion të gjerë të partive ose Qeveri ekspertësh.
“Nuk ekziston qeveri politike e cila në këtë moment mund të jetë funksionale dhe pa pasoja. Shumë më e sigurt dhe më afër reales është teza se në këto moment kërkohen arsye dhe modalitete për instalimin e një Qeverie teknike e cila për jo më gjatë se një vit do të organizojë zgjedhje të tjera të cilat do të jenë reale dhe funksionale”, ka deklaruar analisti politik Agim Jonuz.
Sipas analistit Ismet Ramadani qeverinë e ardhëshmë pritet ta formojë LSDM me partitë shqiptare dhe kjo parti sipas tij do të ketë për detyrë fillimisht çlirimin e institucioneve shtetërore nga partitë. Ai beson se edhe kërkesat e partive shqiptare do të jetë të pranueshme për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
“Por ajo që është me rëndësi është që të bëhet Qeveri e cila do t’i çlirojë institucionet e shtetit nga kapja e partive politike, reformat të nisin në gjyqësi, të rikthehet një rrugëtim euro atlantik më i sinqertë dhe më i drejtë me mbështetje edhe të ndërkombëtarëve. Kështu që kjo do të jetë ajo mundësia e parë e formimit të Qeverisë”, tha analisti politik Ismet Ramadani.
Duke komentuar idenë e plasuar ditëve të fundit në opinion për një koalicion mes VMRO-së dhe BDI-së, por me një kryeministër tjetër në vend të Gruevskit, analistët thonë se kjo nuk do të paraqes asnjë ndryshim nga qeverisja e deritanishme pasi Gruevski megjithatë do të mbetet në krye të partisë.
Data 01.05.2025
Aktuale
- ‘Godet’ Rozana, zbulon diçka qe Gjestit nuk do t’i pëlqej
- Përfundon spektakli i gjashtë golave, Interi kthehet në Itali me rezultat pozitiv përballë Barcelonës
- Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit
- Pa grim dhe me grim, Niomza bën ‘mrekullinë’ me fytyrën e nënës së saj Shyhrete Behlulit
- “Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘flakën’ rrjetit
- “Tak Fak” zbulon skandalin/ Iu ndërtoi kasolle derrash mes banesave, vëllezërit: Na e ka bërë jetën skëterrë! Fran Laskaj: Shko në polici…
- Shqipëria nxit inovacionin me investimin për 10 milionë dollarë në Thinking Machines Lab
- Drama në Domen të Kavajës, pacienti me skizofreni i mbyllur në një dhomë prej vitesh, “Tak Fak” apel institucioneve shtetërore për ndërhyrje urgjente