Analisti Risto Nikovski vlerëson se platforma e përbashkët e partive shqiptare në Shkup e hartuar me ndihmën e Tiranës zyrtare cenon sovranitetin e Maqedonisë. Ish diplomati maqedonas i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste thotë se kërkesat për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoni është e pamundur të realizohet në një shtet me karakter unitar. Ai vlerëson se të gjitha pikat e platformës janë çështje që çojnë vendin drejt federalizmit. Nikovski është i bindur se çdo tentativë për të ridenfinuar karakterin e vendin çon drejt konflikteve të reja.
Hartimi i një dokumenti bashkë me Ramën e shkel sovranitetin e shtetit tonë dhe kjo është cështja kryesore. Më pastaj, pjesë më e madhe e platformës është kundër karakterit unitar të shtetit dhe synon federalizmin, si psh kërkesa për dy dygjuhësinë është një e tillë, nuk ka një shtet unitar ku funksion dygjuhësia, të tilla janë federatat dhe konfederatat. Njësoj është edhe kërkesën e konsezualitetit që është një tipar tjetër i federalizmit. Poashtu edhe ndarja e buxhetit në baza etnike çon drejt federalizmit, koncept ky që do të shkonte në dëm të të gjithë qytetarëve – deklaroi analisti Risto Nikovski.
Sipas Nikovskit, përpjekjet e partive shqiptare për tu bashkuar janë të drejtuara kundër maqedonasve dhe nuk kanë lidhje me parimet e demokracisë. Por krejt ndryshe e shikon platformën analisti tjetër maqedonas Nenad Novkovski. Ai thotë se është për tu përshëndetur mënyra transparente e realizimit të këtij dokumenti ndryshe nga praktikat e deritanishme që marrëveshjet bëheshin në fshetësi. Megjithatë, sipas tij fillimisht partitë duhet të angazhohen për zgjidhjen e krizës së thellë politike, pasi vlerëson se pa normalizimin e situatës aktuale në vend, institucionet nuk kanë mundësi të zgjidhin probleme tjera.
Ne ndodhemi në një situatë kur fillimisht duhet të gjejmë zgjidhje për krizën e thellë politike që kërkon intervenim të shpejt. Pavarësisht së edhe çështjet tjera meritojnë vëmendje, megjithatë, të njëjtat mund ndikojnë në prolongimin e normalizimit të situatës dhe të mos gjendet zgjidhje për problemin kryesore që kemi në vend lidhur me ndëshkimin. Puna e parë që duhet të bëhet është që partitë të merren vesh që politikanët e inkriminuar të përgjigjen para drejtësisë. Pa ndryshuar situata aktuale, vështirë se mund të realizohen të drejtat e qytetarëve – u shpreh analisti Nenad Novkovski.
Ndonëse se pa afate për zbatimin e saj në praktikë, platforma e përbashkët e BDI-së, Besës dhe Aleancës parashikon avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni./Alsat-m
Data 20.03.2026
Aktuale
- VIDEO/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Tiranë, 2 persona në hetim, 2 të tjerë në hetim
- Investim greko-amerikan në Shqipëri, “Kathimerini” zbardh arsyet e takimit të Ramës me ambasadoren e SHBA në Athinë: Projekt 1 miliard euro në zonën e Bilishtit
- Prokuroria e RMV-së ngriti aktakuzë kundër drejtorit që mori ryshfet prej 50.000 eurosh
- Transporti publik në Shkup me orar të ndryshuar për fundjavën e festave
- Pjesëtar i një grupi kriminal që mashtronte përmes call center-ave, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari! U shkaktoi qytetarëve 187 mijë euro dëm
- LSDM: Raporti i “Freedom House” tregon qartë se me VMRO-DPMNE-në liria e mediave po përkeqësohet
- U arrestua dy ditë më parë, vdes në Burgun e Sigurisë 41-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- Reagim i Grupit për Prodhimin e Cigareve dhe i Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit dhe Produkteve të Duhanit pranë Dhomës Ekonomike të Maqedonisë mbi tekstin paraprak të ligjit për mbrojtjen nga duhani

