“Arben Taravari ishte një nga figurat kyçe në rrëzimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti, pas zgjedhjeve të 8 majit”, thotë për Press Online, analisti politik Bllagojçe Atanasoski, duke komentuar aktualitetin politik në vend.
Natyrisht, shton ai, se ishin edhe rezultatet e zgjedhjeve që i dhanë VMRO-DPMNE-së mundësinë që të zgjedhë se me kë do të qeverisë (d.m.th., ta dëbojë BDI-në), por lëvizja e Taravarit nga një partner koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së për të hyrë në koalicion me partitë e tjera nga blloku etnik shqiptar, ishte maja e peshores që mbizotëroi për të krijuar atmosferën që më në fund BDI shkon në opozitë – pas zgjedhjeve të dyfishta
“Prandaj, ndoshta edhe sulmet e BDI-së ndaj Taravarit nisin nga këtu. por nga ana tjetër është ministër i shëndetësisë dhe kritikohet për punën e tij, pra, si kandidat për president, ministri i Shëndetësisë është një nga drejtuesit më të shquar të VLEN-it (së bashku me të Izet Maxhitin), dhe për dallim nga Bilall Kasami, ata janë disi në plan të parë lojtarë politikë nga VLEN-i. Pikërisht për këto arsye ai është në shënjestër të BDI-së dhe Ahmetit”, thotë Atanasoski.
Sipas analistit politik Qenan Aliu, animoziteti politik ndaj z.Taravari mbase ka të bëjë me rreshtimin e tij në bllokun opozitar.
“Gara zgjedhore shpërfaq një rezultat por në Maqedoninë e Veriut është koncepti kushtetues që determinon se cili kombinim mund të jetë shumicë më e qëndrueshme. Atakimi politik nga opozita që është i artikuluar dhe faktuar është shëndet për demokracinë dhe për çdo qeveri”, tha Aliu për Press Online.
Ish-deputeti dhe analisti politik, Zudi Xhelili thotë se në skenën politike në MV,ndodhi ndryshimi i shumëpritur,qeverisja 23 vj e një partie politike herë me LSDM dhe herë me VMROn bëni që politika të humb kuptimin dhe qytetarët të humbin shpresën në progresin e vendit.
“Njëzet e tre vjet qëndrim në vend dhe agoni, idenë për ndryshime e filloi në ASH, Arben Taravari dhe e vazhdoi duke i bashkuar partitë opozitare. Ky sukses i kryetarit të ASH-së që mbas njëzet e tre vite të sjell ndryshimin ka revoltuar tej mase BDI-në, prandaj traget i tyre është mu ai dhe çdo gjë rreth tij. Por, takimet e shumta të tij me faktor ndërkombëtar dhe faktor shqiptar në rajon i ndihmuan që të mendoj dhe të zgjedh rrugën e duhur. Tani që më filloi një qeveri e re, me një VMRO të reformuar dhe të betuar se krimi dhe korrupsioni më nuk do të tolerohet, me një bllok prej katër partive opozitare shqiptare që poashtu janë zotuar se fenomenet e shëmtuara do të luftohen dhe se patjetër të fillojnë ndryshimet e shumëpritura nga qytetarët në çdo lëmi”, shprehet Xhelili në deklaratë për Press Online.
Pra, shton ai, suksesi i VLEN-it pritet sepse në fillim hasën në rrugë të minuara nga paraardhësit e tyre dhe për një kohë ende merret me pastrimin e terrenit.
“Rezultatet e qeverisjes nga VLEN priten në vazhdimësi (ende nuk janë ndryshuar strukturat e vjetra që ende merren me opstrukcione). Institucionet më kryesore janë të kapura dhe pengojnë çdo iniciativë që ka për qëllim reformimin e tyre – prokuroria dhe gjyqësori”, nënvizoi ai.(PressOnline.al)