“Çështja kryesore e gazifikimit të Maqedonisë, që si proces pas ngecjeve të mëdha në të kaluarën, megjithatë ka avancuar, është krijimi i konkurrencës në sektorin e furnizimit me energjense si për amvisëritë ashtu edhe për biznesin që do të ulë çmimet edhe të llojeve të tjera të ngrohjes apo kostos së punës së biznesit që harxhohet tani për energjenseve. Nëse flasim për përfitimet konkrete, kjo nënkupton në përgjithësi çmime diku 30 për qind energjens më të lirë për biznesin dhe qytetarët”, thonë ekspertët e fushës së energjetikës.
Ngrohja me rrymë, si opsion i parë apo si opsion shtesë i dytë – mbetet më i preferuari për amvisëritë në Maqedoni, menjëherë pas ngrohjes dru. Prej 1 tetorit, në mënyrë graduale të gjitha amvisëritë do të fitojnë edhe tarifën më të lirë të rrymës prej të hënës deri ditën e shtunë prej orës 14 deri në orën 16 që mund të shfrytëzohet si për përgatitjen e ushqimit, ashtu edhe për ngrohje më të lirë. Me përfundimin e adaptimit të orëmatësve, deri në fund të muajit tetor – pritet që rreth 800 mijë orëmatës të ofrojnë mundësinë e harxhimit dy herë më të vogël të rrymës për dy orë në ditë gjatë tërë javës.
Nga ana tjetër, përllogaritjet për harxhimin e energjisë elektrike tregojnë se amvisëritë që ngrohen me energji elektrike ndajnë në mesatare prej 4000- 8000 denarë në muaj në varësi prej llojit të aparatit ngrohës dhe numrit të dhomave që ngrohen. Nëse përllogaritet se harxhimi prej 24 mijë denarë dhe 48 mijë denarë për gjashtë muaj së bashku jep shumën prej 72 mijë denarë, do të thotë se në mesatare një familje harxhon së paku 36 mijë denarë apo 600 euro për ngrohje me energji elektrike. Megjithatë, edhe këto përllogaritje nuk janë përfundimtare për shkak se amvisëritë që shfrytëzojnë rrymën për ngrohje harxhojnë më pak apo më shumë në varësi prej aparateve për ngrohje duke filluar nga koftorët termo që natën e akumulojnë ngrohjen, radiatorëve me vaj, paneleve të ndryshëm e kështu me radhë. Në ndërkohë, statistika zyrtare tregon se hapësirat banuese në Maqedoni ngrohen gjashtë muaj e gjysmë, me një temperaturë mesatare prej 21.7 gradë celsius përgjatë periudhës së dimrit, ndërsa më së shumti shtëpitë apo banesat e tyre i ngrohin banorët e rajonit të Shkupit dhe Pollogut.
“Amvisëritë në Maqedoni jetojnë në hapësira banesore prej 3.42 dhoma, ku banojnë 3.69 persona. Hapësira mesatare e banimit në vend është 83 metra katror, ndërsa në mesatare ngrohet 37.41 metra katror. Kjo, me fjalë të tjera nënkupton se ngrohet gati gjysma apo 45 për qind e hapësirës banesore”, tregojnë analizat e Entit të Statistikës së Maqedonisë./Almakos.com