Kryetari i Departamentit të shëndetësisë pranë ASH, Bekim Tateshi, mbrëmë në Clik Plus paraqiti shqetsimet lidhur me shpërndarjen dhe shitjen e pakontrolluar të medikamenteve për trajtim me Kovid 19, në Kosovë, edhe atë me banderola të Maqedonisë së Veriut.
“Sipas informatave të Fondit Shëndetsorë thuhet që shumë ampula Kleksan, që përdoret kundër mpikjes së gjakut, i gjen në Kosovë, biles me banderola të Maqedonisë, dhe flitet që shumë ilaçe me banderola të Maqedonisë ndodhen në Kosovë. Krejt këto, ne si opozitë na japin të drejtë të kërkojmë Dorëheqje.”