Drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi nga Alternativa u takua me koordnitatorin e TIKA-s në vend, z.Halim Omer Sogut.
“Kisha kënaqësinë që të takohem me Koordinatorin e Zyrës Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim TIKA z. Halim Omer Sogut.
Biseduam për shumë çështje në interes të bashkëpunimit tonë, veçanërisht për sferën e mjekësisë dhe shkëmbimit të përvojës nga nivelet më të larta të shendetësisë së shtetit turk”, ka shkruar drejtori i Spitalit të Tetovës nga radhët e Alternativës, Amir Elezi.