Kandidati për kreun e komunës së Tearcës nga radhët e Lëvizjes BESA, Amir Elezi, i shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltarë në komunën e Tearcës, Ahmeti Imeri, do të qëndrojnëpër vizitë në fshatin Neproshten të kësaj komune.
Gjatë kësaj vizite, kandidati për kryetar të ardhshëm të komunës së Tearcës, Amir Elezi do të prezantojë programin zgjedhor të lëvizjes BESA përpara banorëve të këtij fshati.