Direktivat e BE-së për vendbanime dhe shpendë, të cilat njëherësh janë mekanizmat juridike për vendosjen e Rrjetit evropian ekologjik Natura 2000 janë një prej politikave më të rëndësishme të BE-së dhe instrumenteve në sferën e mbrojtjes së natyrës për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.
Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti në ngjarjen përfundimtare të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”.
“Rrjeti ekologjik Natura 2000 si një prej rrjeteve më të mëdha të rajoneve të mbrojtura paraqet vegël kyçe për mbrojtjen dhe ruajtjen e vendbanimeve natyrore, llojeve bimore dhe shtazore, të cilat janë me interes për mbrojtje nga BE-ja. Me qëllim të harmonizimit të legjislativës nacionale dhe plotësimin e obligimeve në pajtime me direktivat për vendbanime dhe shpendë, Ministria në vitin 2016 filloi me realizimin e projektit për përforcimin e kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”, theksoi Ameti.
Sipas tij, projekti hap mundësi që të barten përvojat prej vendeve anëtare të BE-së në procesin e vendosjes dhe zhvillimit të rrjetit Natura 2000. Ministri potencoi se për vendet kandidate për BE-në i rëndësishëm është harmonizimi i legjislaturës nacionale nga sfera e mbrojtjes së natyrës me legjislaturën e BE-së.
“Ekzistimi i rregullativës ligjore e cila është harmonizuar me rregullativën e BE-së, në bazë do të thotë koordinim më i mirë dhe përmirësim cilësor i zhvillimit të mbrojtjes së natyrës”, tha Ameti dhe shtoi se në korniza të projektit është përgatitur Ligj i ri për mbrojtjen e natyrës dhe akteve nënligjore për shkak të transponimit të plotë të direktivave të BE-së për vendbanime dhe shpendë.
Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar sqaroi se Natura 2000 është rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në botë i cili siguron shtëpi të llojeve të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve.
“Maqedonia është vend i cili ka biodiversitet të pasur dhe jemi të kënaqur që procesi i implementimit të Natura 2000 filloi me këtë projekt i cili është në vlerë prej 1,2 milionë euro. Projekti jo vetëm se është i mirë për përgatitjen për qasjen në BE por edhe për marrjen e mbështetjes plotësuese për ruajtjen e biodiversitetit”, theksoi Zhbogar.
Ai potencoi se harmonizimi i legjislativës e cila, sipas tij, është kyç, ndërsa duke iu falënderuar projektit, Zhbogar tha se deri më tani dy direktiva kyçe për shpendë dhe vendbanime janë transformuar në legjislativën e Maqedonisë, gjegjësisht në projekt-ligj.