Kombinati i Jugohromit nuk të hapet pa përmbushur kushtet për ambient të pastër. Kështu e ka komentuar kërkesën për rihapje të metalurgjikut, ministri i ekologjisë Bashkim Ameti. Në pyetjen nëse do i merret tërësisht leja për punë kombinatit, ai tha se ministria do veproj konform ligjit. Por, Ministri Ahmeti nuk është përgjigjur në mënyrë precizë në pyetjen nëse i njëjti ligj dhe masat kundër ndotjes vlejnë njëjtë edhe për Ndërmarrjen Publike të Tetovës, e cila që prej vitesh grumbullon mbeturinat në sipërfaqe të hapur, ndërkohë që inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë, nuk ndërmerr masa.
Ju të gjithë por edhe opinioni e din se NPK Tetova po punon në mënyrë intensive dhe e dini se Tetova sikurse vendet tjera po zhvillohet intensivisht dhe Ndërmarrja po bën punën e vet me ndërtimin e transfero stacionit – deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Tetovës e cila njëjtë sikurse edhe drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale, Xhelal Ceka, vazhdon me premtimet për vendosjen e gurthemelit për stacionin e mbyllur për ngarkim shkarkim, ndërsa nuk komenton dislokimin e mbeturinave, nga pika për ngarkim shkarkim, tek mbikalimi në hyrje të Tetovës.
Ne e kemi buxhetuar stacionin e transferim me qëllim që atë që është mbledhje jo e ligjshme në hyrje të Tetovës ta pastrojmë dhe ta përfundojmë si storje –tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Mungesa e një deponie për mbeturinat dhe kombinati i Jugohromit janë dy nga problemet kryesore me cilat me vite përballet banorët e rajonit të Tetovës. Mbyllja e Jugohromit sipas të dhënave jo vetëm të ministrisë së ekologjisë, por edhe të shoqatave joqeveritare tashmë ka dhënë efektet sa i përket uljes së ndotjes së ajrit, por për zgjidhjen përfundimtare të problemit nevojiten edhe masa tjera, përfshirë edhe pikën për grumbullimin e mbeturinave/Alsat-M