Lëvizja BESA, e ka intensifikuar fushatën zgjedhore duke qëndruar në çdo vendbanim dhe lokalitet të banuar me shqiptarë. Uragani i Besës, mbrëmë tubim qendror ka mbajtur në Tearcë ku edhe kanë vulosur fitoren kanë bërë të ditur drejtuesit e partisë.
Kandidat për kryetar Amir Elezi, tha se së bashku me bartësin e listës të këshilltarëve, z.Amet Imerin dhamë Besën se do të jemi zëri i fuqishëm kundër korrupsionit, kundër uzurpimit të pronave publike dhe se do të punojmë me përkushtimin më të madh që të risim, hapësirat e gjelbërta, ndërtimin e kopshteve për fëmijë e shumë gjëra të tjera , të rëndësishme për banorët e Tearcës. Në anën tjetër bartësi i listës së këshilltarëve Amet Imeri, Pas 15 tetorit Këshilli i Komunës së Tearcës të gjitha vendimet do ti merr në bashkëpunim me Ju, duke i radhitur në mënyrë ë transparente dhe sipas nevojë ës së çdo vendbanimi.
Buxheti i komunës nuk do të kalojë në këshill pa mos dhënë llogari kryetari i komunës, administrata dhe shërbimet financiare. Përpilimi i buxhetit dhe prioritetet do të realizohen në mënyrë ë të hapur me gjithë Ju konform kompetencave që i ka këshilli. Ne nuk mund të lejojmë miratim të buxhetit vetëm me ngritjen e gishtave siç ka ndodhur më parë, por miratim me një debat të mbështetur në fakte dhe argument theksoi bartësi i listës Amet Imeri.
Një vend të posaçëm në programin tonë të këshillit do të jenë edhe projektet nga kultura dhe sporti, dy shtylla që fare nuk janë prekur nga garnituara në ikje. E vetmja meritë e kësaj garniture është se ka mundësuar shuarjen e shumë klubeve të futbollit, dhe organizatave kulturore tha Imeri. Kaloi koha kur kryetarët dhe këshillat komunale kanë punuar për një rreth të ngushtë të njerëzve. Ju ftojë që m ë 15 tetor sa më masivisht të dilni të votoni listën e këshilltarëve të lëvizjes BESA.
Listën e ardhmërisë së kësaj komune, listën e transparencë ës, llogaridhënies, listën e zërit të qytetarit të komunës dhe gjithë së bashku komunën e Tearcës ta bëjmë një komunë ku nuk do të flitet për mungesë uji, për mungesë të trotuareve, për mungesë të bankave shkollore, për mungesë të fushës së sportit apo vendeve për rekreim, por do të flitet për një komunë të pastër, për një komunë me rrugë të ndriçuara, me trotuare në të gjitha lagjet dhe me një perspektivë të ndritshme than ë tubimin në Tearcë, bartësi i listës Amet Imeri.
Data 09.04.2026
Aktuale
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostadinovski: Askush s’do ta prek gjuhën shqipe!
- (VIDEO) Sistemi EES, regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- “Ishte ditë e nxehtë dhe s’kuptova asgjë”- Vrasja me shtizë e shqiptarit Klajdi Bitri, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian! Çfarë ndodhi sot në Apel
- Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit
- Merret vendimi për babain i cili sulmoi seksualisht vajzën 7 vjeçare në Gjakovë
- Nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- BDI: Kryetari Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në vend
- Mickoski: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D po zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar

