Sot në Kuvend nis diskutimi për propozim-amendamentet e Kushtetutës, me të cilat në Preambulë duhet të shtohet edhe një pjesë e popullit bullgar.
Sipas Rregullores, debati për amendamentet mund të zgjasë maksimumi dhjetë ditë pune, por pika për amendamente nuk duhet të hidhet në votim menjëherë pasi të jetë ezauruar diskutimi.
Qëndrimet me të cilat do të veprojë shumica parlamentare dhe opozita janë ende të pandryshuara dhe mbetet të shihet nëse opozita, veçanërisht VMRO-DPMNE, në momentin e fundit mund të ndryshojë mendim.
Amendamentet kushtetuese janë obligim i Maqedonisë në Kornizën negociuese dhe hapja e kapitujve varet nga miratimi i tyre.
Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve të parë./Teksti i plotë.