Amel Stafa i lindur në Shkup, pas shumë viteve jetese dhe veprimi në Belgjikë, ka vendosur të kyçet edhe në politikë.
Ai në një prononcim ekskluziv për Gazetën Lajm tregoi se në cilën parti është rreshtuar dhe tregoi për dëshirën e flaktë që ka për të zhvilluar rininë.
“Jam kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Antwerp të Belgjikës, nga radhët e partisë së re të qendrës Demokratisch Solidair Apel (D-SA). Siç nënkupton emri, partia dëshiron të ofrojë solidaritet shoqëror me një themel etik. Një themel moral që, ndoshta shumë kohë më parë, ka humbur përmbajtjen. Sa i përket rinisë, shoh sportin si një mënyrë për ti zhvilluar ata dhe aftësitë e tyre. Nëse ata merren me sport fillimisht forcojnë shëndetin e tyre dhe mësojnë shumë vlera, si respektin, faljen, këmbënguljen dhe vëllazërinë”, tha Stafa ekskluzivisht për Lajm.
Sipas tij, partia politike D-SA ka punuar shumë që nga fillimi i saj në një alternativë të zbatueshme për shoqërinë pjesëmarrëse.
“Iniciativat që mund të ndërmerren në kuadër të shoqërisë pjesëmarrëse janë në parim një pasojë e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe krijimtarisë së qytetarëve. Këto forma të pjesëmarrjes mbulojnë çështjet më të ndryshme, duke përfshirë kujdesin për të moshuarit, kujdesin ndaj fëmijëve, këshillimin e studentëve, uljen e varfërisë dhe madje sigurinë.”, deklaroi më tej Stafa.
Stafa thotë se D-SA është një parti e qendrës që mbledh së bashku recetat e majtë dhe të djathtë sinergjikisht.
“Në D-SA janë të bindur se Antwerpen/Anvers nuk e meriton të majtën, dhe se nuk e ka as administratën e duhur. Antwerpen/Anvers meriton një bord më të mirë që të gjithë banorët e Antëerpenit/Anversit mund të njohin”, përfundoi Stafa
Ndryshe, jashtë politikës, Amel Stafa ka të kryer ka fakultetin e marketingut dhe në Belgjikë është i kyçur në sferën e biznesit, paralel kryen edhe detyrën e kryetarit të klubit futbollistik FC BUA. Klub i cili numëron 120 lojtarë dhe 25 vullnetarë.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Shqipëria me rezolutë që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
- Për herë të parë në Maqedoni dhe rajon: Ndërhyrje kirurgjikale me një implant hunde të printuar në 3D
- Perinski: Është vendosur bazë e ekspertëve për mbështetje profesionale të komunave
- BDI: Debakël i Qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës
- Grabitja me dhunë e argjendarit Lirak Bajraktari, Ilirian Feçi zbulon si e organizuan planin me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin: E fejuara ime i shiste bizhutë dhe diamantet që i jepja te ai
- Promovohen fluturime të reja nga Shkupi, dy destinacione interesante
- Skandal tjetër në Gjykatën e Tetovës: “Amnistohen” pjesëtarët e tifo grupit maqedonas që i rrahën dy nxënës shqiptarë
- Filipçe: Me propozimet tona, çmimet e derivateve të naftës do të ulen për 15 denarë

