Deputeti i Lidhjes Rome, Amdi Bajram edhe pse së fundi po vuan nga sëmundja e sheqerit dhe tensionit, ka mbërritur sot në Kuvend, i shoqëruar nga eskorta e tij dhe Mercedesi luksoz, i veçantë në Maqedoni. /lajmpress.com/
Amdi Bajram ka parakaluar kah zyrat e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE dhe më pas ka hyrë në sallën e Kuvendit.
“Antena e përgjimit” e INA-s meson se Bajrami ka takuar disa deputetë të VMRO-së, të cilëve i është kërleshur, duke u thënë që të futen në sallë dhe të votojnë ligjin.
Ai ka thënë se me këtë ligj të ri për gjuhët, do t’ia shoh hajrin edhe romët e tij të Shuktës, sepse megjithatë në këtë komunë do të ketë avancim. Amdi Bajrami ka thënë se e dha votën edhe për shqiptarët, me të cilët shpesh takohet në xhuma dhe nëpër rrugët e Shuktës dhe i ka miq të vërtetë.
*Kjo është rubrika Thashetheme e njohur si “Antena e Përgjimit” në INA. Në këtë rubrikë lejohet humori dhe sarkazma me politikën dhe realitetin tonë.