Organizatat joqeveritare bëjnë apel për marrjen e masave të nevojshme dhe të menjëhershme për ta tejkaluar këtë situatë në të cilën niveli i ajrit të ndotur ka kaluar mbi normalen, madje ka arritur ekstremen. Qytetarët e Shkupit për më shumë se 10 ditë po ngulfaten nga ajri i ndotur.
Ana Çolloviç- Leshoska nga Qendra për Hulumtim dhe Informim për Ambientin Jetësor, “Eko Svest “ (Vetëdija Ekologjike), tha që është një veprim i mirë vendimi i kryetarit të Qytetit të Shkup për shfrytëzimin e autobusëve publik dhe privat, por sipas saj kjo nuk është e mjaftueshme, duhet të ndërmerren edhe masa më të rrepta në këtë aspekt në mënyrë që ajri të filloj të pastrohet. Ajo shtoi se autoritetet duhet të ndërmarrin masa dhe strategji me të cilat problemi do të zgjidhet në mënyrë afatgjatë.
“Mosmarrja e përgjegjësisë për shëndetin e njeriut nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është e papranueshme. Konsiderojmë se të lejojmë të kemi ndotje enorme të 1200 mikogramë është absolutisht e papranueshme dhe vlerësojmë së është koha që institucionet shtetërore të ndërmarrin masa për të parandaluar ndotjen e ajrit. Tre vjet kemi situatë të njëjtë, tre vjet Qeveria nuk ka ndërmarrë masa, tre vjet marrin propozim masa nga qytetarët dhe iniciativat qytetare dhe këto masa humbin. Kjo është absolutisht e papranueshme”, ka deklaraur Ana Çolloviq Leshkoska, “Eko Svest”.
Ato kërkojnë që të marrin masa shtesë të gjithë qytetarët, por edhe të punësuarit nëpër sektoret publike dhe private, të organizojnë aktivitete nga më të ndryshmet në drejtim të përmirësimit të kësaj gjendje, sepse kjo situatë alarmante nuk mjaftohet vetëm me marrje masa vetem nga qytëti i Shkupit ose nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, por është e nevojshme edhe kyçja e të gjitha institucioneve në shtet.
“Ajo çfarë dua të them dhe të apeloj, është se politikanët nuk duhet ta përdorin ndotjen e ajrit si llogari personale dhe as që t’i motivojnë për grindje mes qytetarësh, që të gjindet fajtori. Të gjithë ne jemi fajtori, ambienti është ky, nuk mundemi të bëjmë asgjë. Ajo çfarë duhet të apelojmë është që partitë politike të jenë shembull përmes dhënies se si qytetarët të sillen që të mund ta ulim nivelin i ndotjes së ajrit”, tha Metodija Sazvod nga “Ambient i gjelbërt”
Organizatat joqeveritare u bënë thirrje institucioneve, më konkretisht komunave që të vendosin tre ndërrime në punën e inspektorateve, pjesëtarë të të cilëve do të lëvizin rrugëve të komunave për të kontrolluar zbatimin e masave parandaluese për ndotjen e ajrit.
Emine Ismaili /SHENJA/