Ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e saj Natalya Zadorozhnjuk, në një intervistë ekskluzive për Almakos, flet lidhur me zhvillimet e fundit në vendin e saj, që po përballet me invazionin e pamëshirshëm rus.
Ajo thekson se invazioni rus në Ukrainë është pasojë e mentalitetit për krijimin e “supershtetit rus”, por edhe e mentalitetit se rusët janë një civilizim i veçantë, gjë që e quan fashizëm.
Ambasadorja Zadorozhnjuk insiston që në këtë intervistë të saj, emri i Rusisë të shkruhet vetëm me shkronja të vogla, e jo me shkronjë të madhe, kërkesë që ne si portal e pranuam pa asnjë diskutim. Poashtu flet edhe për përkrahjen që Maqedonia e Veriut ka dhënë deri tani për Ukrainën, por ka mesazh edhe për përkrahësit e putinizmit në vendin tonë.
Në fund të intervistës, ambasadorja Zadorozhnjuk flet edhe për apelin për vulletarë që do të luftonin krah Ukrainës kundër rusisë.
“Më e rëndësishmja tani është që të goditet regjimi sa është e mundshme më shpejtë dhe mëdhimbshëm. Këtë po e bën Ukraina dhe mbarë bota”, thekson mes tjerash ambasadorja ukrainase në intervistën e saj ekskluzive për Almakos.
Inervistoi: Emad Mehmeti
Almakos: Ekselenca juaj, konflikti po thellohet dita ditës, e me atë edhe viktimat dhe vuajtjet e popullatës civile. Si duken gjasat për kthim të paqes, shikuar nga perspektiva e tanishme?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Gabimi i kobshëm i Putinit dërgimi i robërve për të çliruar njerëzit e lirë. Ne jemi në tokën tonë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të luftojmë dhe të fitojmë. Ekziston rusia e vetmuar e izoluar nga e tërë bota e civilizuar dhe ekziston Ukraina, e cila gjendet në linjët e para të kësaj lufte civilizuese.
Ne veçmë kemi korrur fitore, historikisht dhe ideologjikisht. Ukraina e filloi procesin e dhënies fund të regjimit putinist. Kurse vetë fundi i putinizmit do të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm për rusinë.
Gjëja e vetme që do të doja është që kjo tëndodhë sa më shpejtë, sepse çmimi i kësaj çështje janë jetë njerëzish, qytetet dhe fshatrat paqësore ukrainase, vdekja e fëmijëve ukrainas. Më e rëndësishmja tani është që të goditet regjimi sa është e mundshme më shpejtë dhe më dhimbshëm. Këtë po e bën Ukraina dhe mbarë bota.
rusia është shtet i rrejshëm: E vjedhin historinë, kishën dhe territorin
Almakos: Si është disponimi dhe gatishmëria e forcave ukrainase për t’u përballur me invazionin rus? A jeni optimist se ushtria ukrainase do të kthejë sërish kontrollin mbi territoret e okupuara nga ushtria ruse? Si janë gjasat që të kthehen Krimeja e anektuar dhe republikat e vetëshpallura Donbas dhe Llugansk?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Përgjigja ime është e shkurtër- Putini dhe putinistët deklaruan se do ta marin Ukrainën për disa ditë, kurse Kievin për disa orë. Motivmi i ushtrive-asaj ukrainase dhe asaj ruse, janë të ndryshme. Ne jemi në vendin tonë, luftojmë për Atdheun tonë, për popullin tonë dhe ne jemi popull jashtëzakonisht liridashës. Rusët-erdhën të shkatërrojnë vendin e huaj. Ata që janë kapur thonë se nuk dinë çka bëjnë këtu. Ushtria e tyre, gjoja më e fuqishme në botë, u pa se është vetëm një gënjeshtër, sikur të gjithë gënjeshtrat e krijuara nga ky shtet. Vetë shteti është shtet irrejshëm. E vjedhin historinë, e vjedhin kishën, e vjedhin territorin. Kur e kuptojnë se asgjë nuk mund të bëjnë, e frikësojnë botën me armë nukleare.
Almakos: Ekzistojnë dyshime për krime lufte të kryera gjatë invazionit të deritanishëm. Sa dhe çfarë argumente janësiguruar në këtë drejtim?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë, Holandë, ka pranaur kërkesë nga 39 vende-anëtare që të hetohet situate në Ukrainë, për shkak të sulmit rus. Sipas deklaratës se shefit të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN), Karim Kan, puna për mbledhjen e dëshmive ka filluar.
“Gjatë studimit preliminary të situatës nëUkrainë Zyra ime ka vërejtur baza racionale për të besuar se janë kryer vepra penale që janë nëingerenca të Gjykatës”, thuhet në kumtesën e GJPN-së.
Ukraina grumbullon dëshmi për krimet e luftës të FR në qytetet dhe fshatrat ukrainase dhe ato do t’i dorëzojë në Hagë. Sulmet e rusisë ndaj kopshteve të fëmijëve, strehimoreve për fëmijët jetimë, spitale, maternitete, ndërtesa banimi, vrasje dhe të shtëna daj civilëve, përdorimi i armëve të ndaluara, duke përfshi edhe bombat fosforike, janë krime lufte dhe shkelje e Statutit të Romës. Zyra e Prokurorit Publik të Ukrainës po i grubullon këto dhe material tjera, të ciat menjëherë do t’i dërgojmë në Hagë.
Organet për zabtimin e rendit për momentin po hetojnë 1.800 raste penale të krimeve të luftës nga ana e ushtarëve rusë në Ukrainë. Përgegjësia është e pashmangshme.
Një pjesë e familjarëve të mi janë në front
Almakos: A keni mundësi të kontaktoni me të afërmit tuaj në Ukrainë dhe si po gjenden ata në këtë situatë?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Të afërmit e mi po e ndajnë fatin e të gjithë Ukrainasve-disa janë në front, disa janë në strehimore nga bombat, disa janë vullnetarë. Edhe tërë Ambasada jonë dhe mbarë komuniteti ukrainas në Maqedoni po bëjnë përpjekje t’i ndihmojnë vendit tonë të mrekullueshëm sa është e mundur më tepër.
Almakos: Vlerësimet e shumë analistëve dhe gjeostrategëve janë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe nëse e mposht vendin tuaj, nëradhë janë vende tjera. Sa janë reale sipas jush këto vlerësime, dhe a ekziston rrezik që pretendimet e rusisë të arrijnë edhe në Ballkan konkretisht në Maqedoninë e Veriut?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Regjimi putinist rus vlerëson se rusia ka njëfarë misioni të veçantë në botë, se janë civilizim i veçantë. Ky është fashizëm. Nuk ka kombe të veçanta, tëgjitha kombet dhe popujt janë të veçantë dhe tëbarabartë. Ky është dallimi mes Perëndimit dhe rusisë– mes tolerancës, të drejtave të njeriut, lirisënë njërën anë dhe despotizmit, totalitarizmit, imponimit të ideologjisë së vetë-nga ana tjetër. Mirëpo, në realitet në këtë vend të rrejshëm nuk është bash gjithçka ashtu. Familjet, fëmijët e udhëheqësisë dhe elitës së afërt me udhëheqësinëpretendojnë të jetojnë dhe në fakt veçmë jetojnëjashtë rusisë, në Perëndimin aq të urryer nga ana e tyre (në SHBA, Evropë), deri sa gjysma e vendit janë të varfër dhe pagasifikuar.
Ukraina është subjekti i tretë i agresionit ushtarak rus, pas Moldovës dhe Gjeorgjisë. Dhe këto konflikte vazhdojnë vetëm për shkak se Rusia i ushqen.
Konflikti në Pridnjestrovje, lufta në Gjeorgji, lufta në Ukrainën lindore dhe okupimi i Krimesë, e tani lufta e përgjithshme kundër Ukrainës për shkatërrim, janë pjesë e fenomenit më të gjerëdhe sistematik të politikës së jashtme ruse- ekspansionizmit rus. Kremlini i zgjidh detyrat e veta në politikën e jashtme dhe politikën e brendshme, prej të cilave më të rëndësishme janë konsolidimi i sferës së ndikimit të rusisë dhe konsolidim i shoqërisë ruse rreth idesë për superfuqinë, supershtetin rus, sepse ata nuk mund t’i ofrojnë asgjë tjetër botës.
Regjimi i Putinit vetë krijon situata konfliktuoze dhe zona konfliktuoze qëpastaj të kërkojë pjesëmarrjen e vetë në gjidhjen e tyre. rusisë nuk i konvenon askund zgjidhja e çështjeve të ndjeshme, duke përfshirë edhe Ballkanin, sepse me zgjidhjen e këtyre çështjeve dukshëm do të zvogëlohet roli i saj politik dhe mundësitë për të ndikuar në proceset e brendshme të rajonit. Sot, vendet e rajonit, bashkë me Ukrainën, ajën edhe një vend i konforntimit mes rusisë dhe Perëndimit. Nga paraqitja e trupave hibride të federatës ruse, rajonin tuaj e shpëton largësia gjeografike dhe prezenca e trupave të NATO-s, por këto faktorë nuk ju shpëtojnë nga manifestimi i agresionit të rrejshëm informativ hibrid- nga propaganda ruse.
Almakos: Si e vlerësoni pozicionimin e Maqedonisë së Veriut ndaj konfliktit? Para ca kohe publikisht shprehët kritika për shkak të moskyçjes sëvendit tonë ndaj sanksioneve të vendosura nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së ndaj Rusisë, gjë që ndërkohë ka ndryshuar.
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Si ambasadore, jam falënderuese ndaj Maqedonisësë Veriut, si në nivel të Qeverisë, poashtu edhe nënivel të biznesit maqedonas, institucioneve financiare dhe qytetarëve të thjeshtë, për përkrahjen e madhe që na e jepni.
Kjo përfshin vendimin e Qeverisë për vendosje të sanksioneve, ndihmën për refugjatët dhe ndihmën për grumbullimin e ndihmës humanitare. Ne vërtetë e vlerësojmë gjithë këtë.
Kjo përfshin edhe përkrahjen e Kuvendit, miratimin e deklaratës për dënim të Rusisë. Kjo përfshin edhe shumicën e partive politike në vend që e përkrahën Ukrainën.
U përgjigjën të gjithë – institucionet financiare, rrjetet tregtare, biznesi, firmat, kompanitë.
Pas fitores, detyrimisht do ta falënderoj secilin veç e veçë në mënyrë publike
Almakos: Pati protesta të qeta edhe në përkrahje të Ukrainës dhe në përkrahje të Rusisë. Si e vlerësoni disponimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut lidhur me konfliktin?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Shumica absolute e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë në anën e Ukrainës, sepse ndryshe nuk mundet të jetë. Kjo është luftë e drejtë për vendin tonë. rusia është sulmues, agresor.
Pjesës margjinale që e përkrah putinizmin, dua t’i them që të mos mashtrohen nga propaganda ruse, që e imponon gënjeshtrën se rusia lufton kundër Amerikës, kurse Ukraina është viktimë. Jo. rusia e vodhi Krimenë, e jo Amerika, rusia e okupoi Donbasin, e jo Amerika, rusia bombardon dhe shkatërron popullatën civile në Ukrainë, jo Amerika, rusia i vret fëmijët tanë, i robëron centralet bërthamore ukrainase, i bombardon koridoret e gjelbra për refugjatët, rusia e frikëson mbarë botën me luftë nukleare.
Kjo është e para. Kurse e dyta: Ne nuk jemi viktimë. Ne jemi popull i lirë dhe heroik që lufton kundër okupatorëve rusë. Ne jemi në radhët e para të luftës së botës demokratike kundër regjimit fashist dhe ne nuk jemi vëllezër me rusët. Nuk kemi qenë, nukjemi dhe nuk do të jemi. Nuk do t’i falim krimet e tmerrshme ndaj shtetit tonëdhe popullit tonë.
Dhe shumica në Maqedoni e kuptojnë këtë. I falënderoj mediumet kryesore që publikojnëinformata korekte dhe objective. Kuptohet ka edhe medium tjera. Mirëpo është e qartë se ku dhe nga kush i marrin ata informatat. Makineria propagandistike ruse punon. Por, do të dëshiroja që këta përkrahës të Putinit ta kuptojnë se me përkrahjen e gënjeshtrave ruse, me përhapjen e propagandës ruse, ata e përkrahin agresionin ushtarak rus, e përkrahin bombardimin e ukrainasve, e përkrahin vdekjen e fëmijëve tanë.
Almakos: Në sipërfaqe doli një informacion se MPJ e Maqedonisë së Veriut furnizohet me derivate nga kompania ruse, “Lukoil”. Që të jetë ironia më e madhe, vetë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se ata që blejnëderivate ruse e përkrahin invazionin rus nëUkrainë, me çka në njëfarë mënyre edhe vetveten e numëroi në mesin e atyre që ndihmojnë rusinë. Cili është komenti juaj për këtë?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: Ne e dimë se vendi nuk e merr sasinë kryesore të derivateve nga “Lukoil”.
Përsëris se e vlerësojmë lartë rolin e Ministrisësë punëve të jastme dhe eprsonalisht të ministrit Bujar Osmani për përkrahjen e tij të qartë dhe parimore ndaj Ukrainës në luftën me rusinë.
Almakos: Keni publikuar thirrje për vullnetarë qëdo të luftonin në anën e Ukrainës. Sa jeni të kënaqur nga jehona e deritanishme?
Ambasadorja Zadorozhnjuk: rusia dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, zbaton gjenocid ndaj popullit ukrainas. Në këtë kohë ka shumëqytetarë të huaj që dëshirojnë t’i ndihmojnëUkrainës.
Të gjitha Ambasadat e Ukrainës dhe të gjitha mediumet botërore informuan për iniciativën e Presidentit të Ukrainës për krijimin e Legjionit ndërkombëtar për mbrojtje territorial të Ukrainës. Një praktikë e tillë ekziston në shumë vende tëbotës, duke ëprfshirë edhe Evropën. Të gjithë e njohin Legjionin francez të të huajve.
Por Ambasada nuk ka bërë, nuk bën dhe nuk do të bëjë rekrutim. Ambasada vetëm se përcjell informacion për iniciativën e Presidentit.