Delegacioni i Ambasadës Gjermane në Shkup, i udhëhequr nga Ekselenca e saj, ambasadorja Anke Holshtajn, realizoi një vizitë pune në “Alkaloid”.
Gjatë kohës së vizitës, ambasadorja Holshtajn, nikoqir i së cilës ishte një grup punues i kompanisë, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Udhëheqës, z.Zhivko Mukaetov, ishte e njoftuar me rezultatet nga puna e kompanisë, aktivitetet profesionale, plasmanët dhe portofolio prodhuese. U prezantuan edhe numri i madh i investimeve të cilat në vazhdimësi ndër vite i realizon “Alkaloid”, operacionet eksportuese si dhe numri i madh i aktiviteteve dhe projekteve në pjesën e përgjegjësisë shoqërore koorporative.
Theks i veçantë u vendos në Programin e praktikës në “Alkaloid” me pjesën nga institucionet arsimore për arsim të lartë dhe të mesëm e cila me sukses po zhvillohet në bazë të praktikave pozitive nga modelet evropiane për arsim duel, qëllimi i të cilës është rritja e efikasitetit të potencialit arsimor dhe prodhimit të kuadrit profesional që do të jetë i aftë t`i përgjigjet kërkesave të tregut maqedonas të punës.
Ambasadorja Holshtajn e shprehu kënaqësinë e saj nga puna e suksesshme e “Alkaloid” si dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm me kompani gjermane për tregun e atjeshëm, sidomos duke u kujdesur për nivelin e lartë të përgatitjes teknologjike dhe kapitalit njerëzor që udhëheq me proceset në “Alkaloid”, me të cilat kishte mundësi të njoftohet direkt përmes një qarku të kapaciteteve prodhuese dhe të Institutit për hulumtim dhe zhvillim, ku pjesa më e madhe e mjeteve të instaluara është e furnizuar nga prodhues gjerman. Gjatë vizitës u prezantuan edhe praktikat informatike komunikuese në kompani dhe përfitimet prej sistemit SAP, i cili njashtu është zgjidhje softverike gjermane.
“ Jam e lumtur që pata mundësi ta vizitoj kompaninë Alkaloid, e cila është krenaria maqedonase dhe shembulli më i mirë për vlerat më të larta korporatave, rritje e vazhdueshme, investim në zhvillim, edukim, përgjegjësi shoqërore dhe kujdes për ambientin mjedisor. I dëshiroj suksese më të mëdha brenda dhe në korniza botërore”, theksoi N.E., znj.Holshtajn.
Drejtori Gjeneral dhe Kryetar i Bordit Drejtues i “Alkaloid”, z.Zhivko Mukaetov, ka shprehur kënaqësinë nga ky takim pune, e cila ka rëndësi të madhe në thellimin e bashkëpunimit bilateral.
“ Është kënaqësi e vërtet që sot si kompani kemi mundësi që ta prezantojmë punën tonë para Ambasadores së Republikës Federale Gjermane- partnerit më të madh tregtar të vendit tonë. Duke i prezantuar operacionet, ne e vërtetojmë synimin tonë për globalizimin e brendit “Alkaloid” dhe përkushtimin në rritjen e vazhdueshme dhe zhvillimin e kompanisë”, theksoi z.Mukaetov.
Gjermania është njëri prej tregjeve me rritjen më të shpejt për “Alkaloid”, ka rëndësi të madhe strategjike ku kompania ka realizuar plasman afër 3 milion euro në vitin 2021, duke shënuar rritje prej 160 % në raport me vitin 2020.