Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz e vizitoi Vratnicën që t’i nderojë pilotët që e kanë humbur jetën nga bombardieri i rrëzuar amerikan B-24 të quajtur “Dashuria e jonë” që është rrëzuar në vendin Kamçe më 26 gusht 1944, kumtoi shoqata e banorëve të Vratnicës.
Me këtë rast banorët e Vratnicës me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në vendin Kamçe e kanë shtruar shtegun dhe kanë vendosur tabela informative.
“Me këtë shteg historik i nderojmë të gjithë viktimat e Luftës së Dytë Botërore. E shfrytëzoj këtë rast t’i ftoj të gjithë adhuruesit e malit të na bashkohen në marshin tradicional që do të mbahet më 29 gusht të shtunën. Më shumë informacione mund të gjenden në faqen e FB-së në Vratnicë, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në emailin vijues: zdruzenie-vratica@hotmail.com, deklaroi kryetari i Shoqatës së banorëve të Vratnicës, Mirosllav Qirovski.
Krahas marshit alpinist në vendin e aeroplanit të rrëzuar, ambasadorja e SHBA-së e vizitoi hostelin “Kitka” dhe u njoftua me ofertën turistike të Vratnicës.
Shënimi i kësaj ngjarje u mundësua falë banorëve të Vratnicës dhe bashkëpunimit të tyre me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë rrëzimit të aeroplanit amerikan ushtarak në vitin 1944 jetën e kanë humbur gjashtë ushtarë ndërsa tre janë shpëtuar nga banorët vendas.
Më 26 nëntor 2014 ishte zbuluar pllaka përkujtimore e ushtarëve amerikanë në Vratnicë nga ambasadori i atëhershëm amerikan Poll Uollers dhe ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.