Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler, në një intervistë për “Slloboden Peçat” tha se Qeveria ka bërë përparim të dukshëm pavarësisht se ka trashëguar shumë sfida nga ajo e mëparshme, transmeton Ora24.tv.
“Ata trashëguan shumë e shumë sfida. Madje, mendoj se edhe Qeveria e mëparshme do të ishte dakord që problemet janë të mëdha dhe ka ende shumë për tu bërë. Gjashtë muaj nuk janë një kohë e gjatë për një qeveri të re, të jem e sinqertë. Por do të theksoj se në bazë të bisedave të mia të drejtpërdrejta me këtë kryeministër dhe shumë ministra të tij, për disa nga çështjet që ju përmendët, energjia, diversifikimi i energjisë, tregtia, infrastruktura, transporti, lidhjet rajonale, kanë bërë progres. Ata kanë bërë përparim të rëndësishëm”, thekson Ageler.
Në pyetjen për sistemin e dëmtuar, si ai sistem nuk është dëmtua gjatë qeverisë së kaluar, Ageler tha: “Mendoj se ishte”.
Ajo përmendi si shembull të mirë projektin Bechtel dhe Enka.
“Jam shumë e kënaqur të shoh që Qeveria po ndërmerr aksione solide për këto çështje. A mund të bëjnë më shumë për disa nga premtimet e tjera? Absolutisht. Ne kemi folur tashmë për shtetin e së drejtës. Ka shumë punë për të bërë. E di që kryeministri e njeh këtë, ashtu si edhe shumë ministra të tjerë të tij, por ka shumë për të bërë. Dhe e di që votuesit po vëzhgojnë me shumë kujdes se çfarë po bëjnë”, theksoi Agler.