Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler, apeloi deri tek politikanët në vend që sa më shpejtë të formojnë Qeverinë dhe të vendosin në funksion institucionet e vendit, për shkak se, siç tha ajo, një gjë të tillë e meritojnë qytetarët e Maqedonisë. Ambasadorja Kobert nuk e komentoi vizitën e eurokomisarit Han, por potencosi se nuk është mirë që zvarritet formimi i Qeverisë.
“Shpresoj se së shpejti do të vijë në formimin e Qeverisë, në ç’do kuptim, nuk është mirë për një vend kur formimi i qeverisë zgjatë së tepërmi. Ajo ka ndikim në të gjitha institucionet në të gjithë vendin dhe sot jemi ne këtu si miq dhe mysafir të një institucioni të Maqedonisë, në atë kuptim mendoj se Maqedonia së shpejti do të ketë institucione do të ketë, Qeverido të funskionojë Kuvendi, institucionet tjera në nivel lokal dhe Komunat, për shkak se atë e meritojnë qytetarët e vendit”, deklaroi ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobert, raporton SHENJA>

