Ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, Larisa Dir, në një deklaratë për Civil Media, dënoi bombardimet ruse në ditën e 420-të të agresionit të plotë ushtarak kundër disa rajoneve në Ukrainë.
420 ditë, Shteti terrorist dhe anëtar i OSBE-së, RF granatoi rajonet Kherson dhe Sumi – ka viktima, sulmoi rajonin e Odesa me dronët iranianë “Shahed” – ku ka shkatërrim. Ukraina bën thirrje për vazhdimin e njohjes së Rusisë si shtet-terrorist/sponsor i terrorizmit, thotë ambasadorja Dir.
Gjatë ditës së kaluar, më 18 prill, ushtria ruse qëlloi 79 herë në rajonin Kherson, duke lëshuar 350 predha nga artileria e rëndë dhe dronët, njoftoi në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Oleksandr Prokudin, transmeton Ukrinform.
Sipas tij, trupat ruse granatuan Kherson pesë herë./Lajmi i plotë.