Në postimin në rrjetin social fejsbuk e para e Komunës së Tetovës shkruan: Ambasadori Bejli, në takimin me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi diskutoi për temat dhe sfidat që e presin Republikën e Maqedonisë, për zhbllokimin e proçeseve integruese si dhe për reformat që duhet të përshpejtohen dhe implementohen për sa i përket gjygjësorit dhe sistemit të drejtësisë.
Ambasadori Bejli njëherit e uroi Kryetaren Arifi për mandatin e ri të fituar, duke i uruar sukses në zhvillimin e projekteve kapitale për transformimin e Tetovës në një qytet urban dhe jetësimin e projekteve që janë pjesë e një kontinuiteti të punës paraprake.
Partneriteti me SHBA-të është i një rëndësie strategjike për Republikën e Maqedonisë si i vetmi përcaktim orientues i vendit tonë.
Bashkë mundemi. Falemnderit SHBA!