Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ka shkruar në rrjetet sociale, pas hapjes së “One stop shopit”, mes Maqedonisë dhe Kosovës .
Qehaja, siç transmeton Ora24.tv ka shkruar mes tjerash se në diplomaci rezultatet rrallë janë të prekshme por atëherë kur vërtetë arrihen është kënaqësi e veçantë.
“Sot në një ceremoni solemne kurorëzuam punën e angazhimin pothuajse tre vjeçar për hapjen e pikave të përbashkëta kufitare në mes &
në Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë.
Ky model i bazuar në konceptin “hyrje-hyrje” dhe vetëm me një kontroll është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve me përfitues final pikërisht qytetarët. Krahas lehtësimit të mobilitetit, ky model është një hap tutje drejt rritjes së bashkëpunimit të sigurisë dhe fuqizimit të besimit në ndërveprim në mes të policive të të dyja vendeve.
Kam vlerësim pafund për angazhim të shumë profesionistëve që ishin pjesë e skuadrës së përbashkët për arritjen e këtij qëllimi, përfshirë lidershipin institucional për përkrahjen politike. Por dua ti falenderoj enkas Kolonelin Bunjaku dhe Konsullin Podvorica (në foto) për bashkëpunimin dinamik dhe të shkëlqyer në arritjen e këtij qëllimi. Gëzuar”, ka shkruar në ambasadori Florian Qehaja.