Euro ambasadorit Aivo Orav pati takim me kryetaren e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova. Nga gjykata informojnë se në takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, ligjet e miratuara dhe zbatimi i tyre, si dhe projektet IPA për gjyqësi. “Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedelkova, ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, përkrahje dhe ndihmë përmes më shumë projekteve të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se është e patjetërsueshme që të vazhdoje përkrahja për reformat gjyqësore, për shkak të sigurimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe pavarësisë në gjyqësi. Në fund të takimit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova, iu falënderua angazhimit personal të Aivo Orav edhe për bashkëpunimin e Delegacionit të Komisionit Evropian me Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e gjykatës. Para dy javëve, Nedelkova u takua edhe me ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli, ku është diskutuar për rezultatet e deritanishme nga reformat në gjyqësi. Takimet e diplomatëve të huaj me përfaqësues të gjyqësorit në Maqedoni, ndodhin në periudhën kur flitet gjithnjë e më shumë për themelimin e një gjykate speciale, e cila do të merrej me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. /SHENJA/
Data 05.10.2026
Aktuale
- Së shpejti “Safe City” do të zbulojë motoçiklistët pa kokore
- Mickoski: Prioritet i kemi projektet, jo zgjedhjet e parakohshme!
- Mbeturinat e avionit të zhdukur: Një tragjedi në oqeanin Atlantik
- Kandidati për ambasador amerikan: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të SHBA-së
- Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve
- Prokuroria konteston ekspertizën për terapitë në “Onkologjia”
- Oferta vazhdon edhe në muajin e kursimit: Normë fikse e interesit deri në 3,65 % me depozitën promovuese nga ProKredit
- Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet


