Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetain. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku të dy bashkëbiseduan për tema që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e reflektimit dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Meidani ndau një foto nga takimi, ku shkruan:
“Një kafe e këndshme me mikun tim Arbenin. Si gjithmonë, biseda me të nuk mungon në ide, humor dhe reflektime për të sotmen dhe të ardhmen. #Bashkëbisedim #Miqësi #BisedaQëVlejnë”.
Takimi mes Meidanit dhe Fetait shihet si një mesazh për nevojën e reflektimit mbi të ardhmen politike dhe institucionale në vend.