Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka publikuar një mesazh të në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Në këtë postim, i shoqëruar me një video të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, theksohet rëndësia e forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përtej kufijve shtetërorë.
“Shqiptaria bëhet bashkë. Samiti i Diasporës është një rikthim te rrënjët, një lidhje që vetëm forcohet, një vizion që ndërtohet bashkë, pavarësisht kufijve. Sepse kudo që jemi, mbetemi një.
”, thuhet në mesazhin e ambasadorit.
Mesazhi vjen në kuadër të Samiti i Diasporës, i cili synon të afrojë shqiptarët nga e gjithë bota dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Postimi është pritur me reagime pozitive, duke nxitur ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve në diasporë dhe në trojet e tyre.



