Ditë intensive pune këto të fundit pë ambasadorin amerikan në vendin tonë. Pas takimeve dhe konferencave ditën e djeshme, Donald Lu ka shkuar sot në kryeministri për të takuar shefin e qeverise, i cili sapo eshte kthyer nga Kosova, ku ishte për vizitë.
Takimi vjen një ditë pas akuzave dhe replikave të ashpra mes tij dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ndërkohë mbrëmë, Lu pati një takim dhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)