Pengesat që aktualisht ekzistojnë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë aq të komplikuara sa të mos mund të kapërcehen, tha ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri.
“Besoj dhe mendoj se pengesat që ekzistojnë për momentin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë aq të komplikuara sa të mos mund të tejkalohen. Prandaj besoj se integrimi evropian do të vazhdojë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Palminteri.
Ambasadori italian shtoi se negociatat janë aktualisht në një fazë ngecjeje, por nga ana tjetër, planet e tjera po ecin në rrjedhë të rregullt.
“Siç e dini, plani i zhvillimit është tashmë i miratuar, që do të thotë se kur në të ardhmen të piqen dhe të konsolidohen të gjitha ato marrëdhënie që lidhen me anëtarësimin e Maqedonisë në BE, shteti do të jetë tashmë i përgatitur plotësisht për t’u integruar në këtë proces integrues evropian. Italia, sigurisht, shpreson që Republika e Maqedonisë së Veriut të integrohet plotësisht në kuadër të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur,” u shpreh Palminteri nga Shtipi, ku mori pjesë në një aktivitet edukativ në Fakultetin Juridik të Universitetit “Goce Dellçev”.