Në Qendrën e Inovacionit InnoX në Shkup, Ambasadorin italian Paolo Palminteri dhe ai i Shqipërisë, Denion Meidani, janë pritur nga Drejtori Gjeneral, Abil Baush. Ata mes tjerash kanë diskutuar për bashkëpunimet në të ardhmen.
“InnoX është një qendër bashkëpunimi dhe kreativiteti në zemër të Shkupit 🚀, ku idetë marrin jetë dhe njerëzit bashkohen për të krijuar ndryshim.
Sot pata kënaqësinë të shoqëroj Ambasadorin italian Paolo Palminteri 🇮🇹🤝🇦🇱, mik dhe partner i çmuar në projekte me vlerë. Diskutuam dy iniciativa që do t’i zhvillojmë së bashku: një me studentët, për të fuqizuar rininë përmes dijes dhe angazhimit; dhe një tjetër që bashkon inovacionin dhe mjekësinë, për të sjellë kujdes shëndetësor për fëmijët në nevojë.
InnoX mbetet një hapësirë ku solidariteti, krijimtaria dhe diplomacia takohen për të prodhuar ndikim. #InnoX #Shkup #DiplomaciQëNdërton #ItaliaShqipëri #NdryshimQëNdjehet #FuqizimRinor #PërFëmijët #KrijimtariMeQëllim”, deklaroi ambasadori Meidani pas kësaj vizite në Innox.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Nje bisedë/kujtim me të ndjerin Ilber Ortayli në Stamboll
- BDI edhe me një ‘non-paper’ drejtuar ndërkombëtarëve: Gjykata Kushtetuese po e destabilizon vendin
- E rëndë, 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët! Ja çfarë dyshohet
- Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori
- Ambasada e Turqisë në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
- Qeveria planifikon ndryshime në tetë ligje për shkak të dhunës ndaj grave
- FBI-ja greke bastis burgun famëkeq të Malandrinos ku vuajnë dënimet dhe shumë shqiptarë! Kontrollohen 16 qeli, edhe e Klodian Lekocajt, 4 të arrestuar! Zbulohen thika, celularë dhe…
- I riu shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së resortit luksoz në Itali! Pranë shtratit pakot e ilaçeve të boshatisura, ja për çfarë dyshohet! Stafi trokiti në derë por…


