Sot, më 5 shtator, shënohet Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës, misionares shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup në vitin 1910. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, e cila iu kushtua gjithë jetën ndihmës ndaj të varfërve, u shpall shenjtore më 2016 nga Papa Françesku, pas njohjes së dy mrekullive të saj. Në këtë ditë të shënuar, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale: “
Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë plotësisht për të tjerët. Në ditën e shenjtërimit të saj, përulemi përpara fuqisë së dashurisë që e bëri atë zë të përhershëm të mëshirës.
” Shën Tereza u lumturua më 2003 nga Papa Gjon Pali II, ndërsa më 2016 u shpall shenjtore në një ceremoni madhështore në Vatikan. Në Shqipëri, përmes ligjit “Për festat zyrtare”, më 5 shtator festohet si dita e shenjtërimit të saj, duke zëvendësuar ditën e lumturimit që shënohej më parë më 19 shtator. Misionarja shqiptare themeloi në Kalkutë urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, duke u bërë simbol global i përulësisë, humanizmit dhe shpresës për më të varfërit e botës.