Ambasadori i SHBA-së në Shkup Xhes Bejli, nëpërmjet rrjetit social twitter ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë së re.
“Uroj kryeministrin Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. Si miq dhe partner, do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re për reformat në BE dhe NATO si dhe sundimin e drejtësisë”, ka shkruar Bejli, transmeton SHENJA.