Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjysma e grave kanë përjetuar ndonjë lloj të dhunës gjatë jetës së tyre dhe këto të dhëna, ambasadori i OSBE-së, Kilian Vellko i cilëson si alarmante. Ai theksoi nevojën për përforcimin e kornizës institucionale për parandalimin e dhunës.
“Të dhënat e hulumtimeve na thonë tregim alarmant. Gjetjet e hulumtimit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave tregojnë se gjysma e grave në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar ndonjë lloj të dhunës në jetën e tyre”, deklaroi Kilian Vellko, Ambasadori i OSBE-së.
“Sipas të dhënave çdo e treta grua është viktimë e ndonjë forme të dhunës në jetën e saj, qoftë fizike, psikologjike, seksuale ose dhunë ekonomike”, u shpreh Boban Stojanovski, zv sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.
Sektori civil vlerëson se Maqedonia e Veriut ka kornizë të mirë ligjore por sfida më e madhe është zbatimi i ligjeve.
“Secili ligj ka nevojë për financa. Nuk është e mundur të implementimet ligj, pa u paraparë mjete financiare për të njëjtin… Neve si organizata qytetare na shqetëson shumë informacioni që e morëm, shkurtimi i mjeteve të ministrisë për politikë sociale demografi dhe të rinj në pjesën e shërbimeve sociale për rreth 50 për qind është shumë shqetësues”, deklaroi Elena Dimovska, Sektori Civil.
Zëvendës ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, theksoi se po përgatitet strategjia kombëtare 8 vjeçare, për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Gjoko Vellkovski tha se poashtu parashikohet edhe vendosja e 10 shërbimeve të reja të specializuara për gratë viktima të dhunës. /Alsat.mk