Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kiev, Kurum Efremov në një deklaratë për TV21 tha se gjendja në Ukrainë është kritike. Ai theksoi se shtetasit e Maqedonisë janë kontaktuar nga autoritetet dhe po presin evakuimin.
“Janë kapuar rreth 100 qytetarë, 18 tashmë e kanë lëshuar vendin. Ne jemi në kontakt me të gjithë, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të dëgjojnë udhëzimet nga autoritetet lokale dhe të mos nxitojnë me evakuimin derisa të rekomandohet se do të ketë siguri”, tha Efremov.