Sot, në selinë e Alternativës, ishte në vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi.
Në këtë takim, fillimisht, u fol për marrëdhëniet e mira të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për relacionet e mira ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori Qehaja e përshëndeti rolin konstruktiv të Alternativës dhe e inkurajoi kryetarin Gashi që ta vazhdojë kursin e këtillë, duke gjykuar se ky është në interes të perspektivës europiane të rajonit, por edhe të interesave shqiptare në Ballkan.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e falënderoi Ambasadorin Qehaja për vizitën dhe u zotua se ai dhe partia e tij do të vazhdojë të angazhohet për afirmimin dhe integrimin europian të rajonit tonë, si dhe për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo është vizita e parë e Ambasadorit Qehaja në AlternAtivA pas emërimit të tij si Ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Data 09.07.2025
Aktuale
- ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i rregullsisë së partive politike
- Visar Ademi shpall kandidaturën e pavarur për Komunën e Gostivarit
- Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin
- Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit
- Zjarr në depo për skrap metali në Shkup, një person i lënduar deri më tani, pronari i arrestuar
- Arrestohet për marihuanë një person në Senakos
- “Er traktor” përfshihet në shuarjen e zjarrit në Vizbeg
- Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, i moshuari gjendet i pajetë në lumin Devoll