Mihalis Rokas, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do ta vizitojë komunën e Kriva Pallankës, si pjesë e i iniciativës për informim të opinionit, e cila ka për qëllim ta sjellë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit më afër qytetarëve lokalë.
Vizita do të fillojë me takime mes ambasadorit Rokas dhe kryetarit e Komunës Sashko Mitovski, si dhe me Këshillin komunal. Këto diskutime do të fokusohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe ndikimin konkret të ndihmës së BE-së në jetën e përditshme në rajon.
Pasdite, në orën 18:00, është paraparë që ambasadori të marrë pjesë në hapjen zyrtare të projektit “PARQET” (PARKS) e financuar nga programi Interreg IPA i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin është rregulluar një park i ri urban i gjelbër në një vendndodhje prej afërsisht 2000 metrash katrorë pranë kompleksit të ndërtesave pranë tregut të gjelbër të qytetit në Kriva Pallankë, për një komunë më të mirë dhe më të gjelbër urbane.
Projekti “PARQET” – Mbrojtja e zonave përmes njohurive rajonale dhe qëndrueshmërisë ka një vlerë të përgjithshme prej rreth 895.000 eurosh, nga të cilat 388000 euro për Komunën e Kriva Pallankës si partner 2, ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për partnerin kryesor, Komunën e Dupnicës, Bullgari.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i biodiversitetit urban dhe cilësisë së jetës në komuna përmes krijimit dhe promovimit të parqeve dhe zonave të gjelbra miqësore me mjedisin.