Euroambasadori Dejvid Geer thotë se sistemi i flamurit europian shfrytëzohet kur harmonizoni ligjet tuaja me ligjet dhe standardet e BE-së, andaj sipas tij, është shqetësuese shënimi i ligjeve në lidhje me korridoret 8 dhe 10D me flamur europian, duke pasur parasysh se këtu nuk ka harmonizim me standardet e BE-së. Sipas Gir, flamuri europian ekziston për shkak se në rrugën drejt BE-së Maqedonia e Veriut, por edhe shtetet tjera, duhet të miratojnë më shumë pjesë të ligjvënies, për çka nevojitet shumë kohë në Parlament.
“Flamuri europian ekziston për shkak se në rrugën tuaj drejt BE-së, ky vend, dhe të gjitha vendet, duhet të miratojnë qindra dhe qindra pjesë të ligjeve. Kjo merr shumë kohë, do të nevojiten dekada, nëse procesi zhvillohet në kushte normale. Andaj e kemi sistemin e flamurit europian. Është dizajnuar dhe mund ta shfrytëzoni kur harmonizoni legjislativen tuaj me atë të BE-së dhe standardet e BE-së. Atë që nuk mund ta bëni, është të përdorni flamurin europian kur kemi procedura që nuk janë për harmonizim me standardet europiane, ose vetëm për shkak se keni probleme me procedurat në Parlament.”- deklaroi Dejvid Geer, ambasador i BE-së në Shkup.